Mbi një orë pritje në Merdarë

Hyrjet po zgjasin 3-5 minuta

Qytetarët për të dalë nga Kosova, në pikëkalimin kufitar, Merdarë janë duke pritur deri në 1 orë e gjysmë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi sonte se qytetarët po presin nga 1 orë e 20 minuta deri në 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, në pikëkalimin tjetër kufitar, Dheu i Bradhë daljet po zgjasin nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa hyrjet 3-5 minuta.

Ndërkaq, në pikëkalimet e tjera kufitare, kryesisht, hyrjet e qytetarëve po zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, derisa daljet nga 5-10 minuta.

Sa herë që mërgimtarët vijnë në Kosovë dhe kur kthehen në mërgim, gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit, detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës për shkaktimin e kësaj situate kanë fajësuar vazhdimisht autoritetet e Serbisë, të cilët qëllimisht e neglizhojnë punën në pikat kufitare, duke mos e rritur numrin e personalit në kohën kur ka fluks të madh të udhëtarëve./21Media

Back to top button