Mblidhen mbi 250.000 nënshkrime për lirimin e gazetarëve në Turqi

Mbi 250.000 njerëz në Turqi kanë nënshkruar peticionin për lirimin e gazetarëve

Më shumë se 250.000 njerëz nënshkruan peticionin në internet me të cilin i bëhet thirrje Turqisë që të lirojë rreth 120 gazetarë, të cilët janë arrestuar pas dështimit të grusht-shtetit të vitit të kaluar, njoftoi organizata Amnesty International.

Peticioni, i nënshkruar nga gazetarët, karikaturistët dhe artistët, i bën po ashtu thirrje Turqisë që të përfundojë masat rigoroze ndaj shprehjes së lirisë, ndërsa detajet e kampanjës janë publikuar sot me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave, thekson AI, transmeton AP.

Back to top button