Solidarizimi me shqiptarët

Solidarizimi me shqiptarët

Albanian Roots apo Rrënjët Shqiptare është një organizatë e cila punon kryesisht për të krijuar një marrëdhënie të fortë me komunitetet e tjera shqiptare në mënyrë që të ndajnë një partneritet më dinamik dhe koheziv.

Marin Memes dhe Marko Kepi kanë hapur një faqe online ku kanë arritur t’i mbledhin më shumë se 1 milion dollarë për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Marko Kepi në një postim ka falenderuar të gjithë për kontributin e tyre.

Iniciativa për mbledhjen e fondeve është hapur më 26 nëntor në ditën kur ka ndodhur tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, i cili la të vdekur 42 persona dhe më shumë se 700 persona mbeten të lënduar.

“Sot është dita për të qenë bashkë. Familjet e prekura nga tërmeti kanë nevojë për mbështetjen tonë. Fondet do të shkojnë në ndihmë të tyre. Situata shte emergjente. Bashkohuni organizatës Rrënjet Shqiptare – Albanian Roots dhe Marin Memes në këtë bashkëpunim”, thuhet në faqen e tyre.

Albanian Roots përqendrohet në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare për gjeneratat e reja duke përmirësuar komunitetin në organizimin e ngjarjeve të tilla si ngjarje në rrjet, piknik, shfaqje arti, festivale dhe ngjarja kryesore e saj Parada e Rrënjëve Shqiptare në Paradën e Ditës së Emigrantëve në New York City.  Albanian Roots përqendrohet në “lëvizjet e veprimtarive kulturore”, si dhe në kryerjen e fushatave aktiviste përmes një rrjeti të delegatëve, këshilltarëve dhe analistëve./21Media