Pa kaluar as një javë prej ditës kur ka filluar fushata për ndihmë për Halil Halilin, paratë e nevojshme janë grumbulluar

Pa kaluar as një javë prej ditës kur ka filluar fushata për ndihmë për Halil Halilin, paratë e nevojshme janë grumbulluar

100 mijë eurot e nevojshme janë grumbulluar dhe kolegët e tij kanë premtuar se do i publikojnë të gjitha në ditët në vijim.

Halili është në shërim e sipër nga një lloj i kancerit mjaft agresiv, Burkitt Lymphoma.

Shërimi për sëmundje të tilla është shumë i shtrenjtë, mund të kryhet vetëm jashtë shtetit, prandaj kërkohej ndihmë.

Fushata për të ndihmuar atë është mbyllur. Kolegët e tij falënderojnë Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, Ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, të cilët u angazhuan shumë në këtë fushatë, për të gjetur adresën më të mirë spitalore në Turqi. Ka shumë gjasa, që falë kësaj ndërhyrje, Halili Halili pjesën më të madhe të tretmanit pa pagesë.

Mirëpo, duke e ditur që përveç kemioterapisë, për këto lloj sëmundjesh, mund të vijë në shprehje edhe nevoja për transplant, që kushton shumë dhe që nuk e dihet nëse do të mbulohen me marrëveshjen aktuale të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Halil Halili, gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare është diagnostikuar me  sëmundje serioze një muaj më parë, shërimi i të cilës mund të bëhet vetëm në klinika të specializuara jashtë vendit.