Mblidhen pesë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të diskutojë lidhur me shpenzimet financiare të MPB-së.

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, do të shqyrtohet ndryshimi i Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, ndërsa më atë të Komisionit për Punë të Jashtme, do të diskutohet për Bashkëpunimin me Asamblenë Parlamentare të NATO-së.

Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane.

Pikë e rendit të ditës së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ndër tjerash është shqyrtimi i Raportit të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-21.

Back to top button