Në rend dite nëntë pika

Në rend dite nëntë pika

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit​ sot nga ora 13:00 mban mbledhjen e rregullt.

Janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Rendi i plotë i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4 dhe 16.4.2019;

3. Shyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018;

4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-137 për ndryshimin e ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.04/L-058 dhe ligjin nr.04/L-122 si dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256;

5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social;

6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar;

7. Shqyrtimi i shkresës së Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës me emërtim SPAK dhe Sindikata e ish Policëve të Kosovës të viteve të 90-ta;

8. Shqyrtimi i shkresave të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me nenin 12 të Ligjit nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve;

9. Të ndryshme.