Do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër

Do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër

Mbledhja e kryesisë së LDK-së ka filluar. Para takimit nuk ka pas deklarime për media.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kishte deklaruar se gjatë kësaj mbledhjeje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti. Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit. Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje./21Media