Deputetët e Vetëvendosjes ndryshojnë qëndrimin për demarkacionin?

Deputetët e Vetëvendosjes ndryshojnë qëndrimin për demarkacionin?

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot papritmas pasi që punimet e seancës ka shkuar në pushim deri në orën 14:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se janë takuar vetëm për rregulloren e punës së Kuvendit.

Mirëpo Veseli, ka paralajmëruar se deputetë të Kuvendit janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Veseli tha se nuk ka pasur tensione brenda ndërsa shtoi se disponimi për votimin e demarkacionit po ndryshon dita- ditës duke përfshirë edhe deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Disponimi i shtetit të Kosovës është i pa cenuar edhe do të integrohet në Bashkimin  Evropian si shtet i pavarur dhe sovran dhe në të njëjtën kohë disponimi  i të gjithë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht përfshirë edhe te disa kolegë të deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes , pastaj edhe ne të gjithëve “, tha Veseli.

Ndryshe senaca e Kuvendi, e cila për pikë të rendit të ditës ka votimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për një afat të pacaktuar, pasi dështoi të votohet për tre herë brenda këtij viti.