Letra e Kurtit nxiti mbledhje të LDK-së

Letra e Kurtit nxiti mbledhje të LDK-së

Drejtues të LDK-së janë mbledhur në selinë e partisë pak minuta pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri publike një ofertë për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, rreth një koalicioni parazgjedhor mes dy partive.

Kallxo merr vesh që nënkryetari i LDK-së dhe shefi i shtabit zgjedhor të partisë, Lutfi Haziri, dhe drejtues të tjerë të partisë tashmë janë në seli për të diskutuar për këtë ofertë.

Pak më herët, Kurti i propozoi Mustafës një listë të përbashkët të kandidatëve LDK-VV në të cilën kandidatja e LDK-së për kryeministre do të ishte e para në listë ndërsa kandidati i VV-së i dyti.

Afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ skadon sonte në mesnatë.