Vendoset për Kryetar të Kuvendit

Vendoset për Kryetar të Kuvendit

Një ditë para mbajtjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi grupin e saj parlamentar. Në takimin e planifikuar për mesditën e sotme janë parë duke hyrë në selinë e këtij subjekti politik deputetët e rinj të cilët do të betohen nesër.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 24 orë deri në seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion.

Nesër mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konform vendimit të presidentit, edhe kryesia e Kuvendit konfirmoi se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet prej orës 15:00.

Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike. Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo për shkak që LDK dhe VV ende nuk kanë arritur marrëveshje, ende nuk dihet se kush do ta zë ulësen e kryeparlamentarit.