Çifti vendosën të largohen nga obligimet mbretërore

Çifti vendosën të largohen nga obligimet mbretërore

Mbretëresha Elizabetë ka pranuar një “periudhë tranzicioni”, në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex do të kalojnë kohë në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo në një deklarim tha se i mbështetë tërësisht dëshirat e tyre për një rol të ri, por do të kishte preferuar që ata të qëndronin si anëtarë të plotë të familjes mbretërore.

“Megjithëse do të preferonim që ata të mbeten anëtarë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsa mbeten një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën dukesha e Sussexes do të kalojë kohën në Kanada dhe Britaninë e Madhe”, u shpreh Mbretëresha Elisabeth II.

Ka ende punë për t’u bërë në këto çështje të komplikuara, mirëpo mbretëresha pret që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vazhdim.

Harry, 35-vjeç dhe Meghan, 38-vjeç, tronditën botën me vendimin e tyre për të hequr dorë si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore javën e kaluar. Ata zbuluan planet e tyre për të “gdhendur një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkruan ata në një deklaratë në Instagram.

Samiti i paparë i familjes mbretërore pason një seri diskutimesh urgjente gjatë ditëve të fundit dhe e rrit perspektivën se do të ketë një zgjidhje që do të funksionojë për Dukeshën e Sussexes dhe familjen mbretërore.

Diskutimet e mëparshme që janë zhvilluar midis familjeve të Mbretëreshës, Charles, William dhe Harry dhe Meghan kanë përfshirë gjithashtu qeveritë e SHBA-së dhe asaj të Kanada./21Media