Mbretëresha viziton viktimat e sulmit

Mbretëresha dënon sulmin me “e ligë” në Manchesterit

Mbretëresha Elizabeth II, e ka dënuar sulmin e “ligë” në Manchesterit kur takoi fëmijët e plagosur nga bombardimet vetëvrasëse.

Ajo vizitoi Spitalin “Royal Manchester Children”, ku gjithashtu foli me stafin që i ka trajtuar viktimat.

Mbretëresha shprehu tronditjen e saj se të rinjtë kishin qenë në shënjestër e bombardimeve në një koncert të Ariana Grande.

Të paktën gjashtë fëmijë u vranë në shpërthimin e së hënës, duke përfshirë një vajzë tetëvjeçare dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, raporton BBC.

Mbretëresha vlerësoi stafin e spitalit pas dëgjimit se sa kishin ardhur nga shtëpia duke ofruar ndihmën e tyre pas bombardimeve, përcjellë rtv21.tv.

Duke folur me prindërit e Evie Mills, 14, Mbretëresha tha: “Është e tmerrshme, shumë e ligë, për të synuar atë lloj gjëje”./21Media

Back to top button