Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme nga LeBron James në ndeshjen e shtatë ndaj Bostonit

Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme nga LeBron James në ndeshjen e shtatë ndaj Bostonit

Boston Celtics eliminohet nga finalja e Konferencës së Lindjes, nga LeBron James me shokë atëherë kur pakkush e priste.

Në ndeshjen e shtatë fjalën kryesore e pati përsëri LeBron, me Cleveland Cavaliers që i shkaktoi humbjen e parë shtëpiake në play-off skuadrës më të titulluar të NBA me rezultat 79:87.

Në TD Garden, James zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, ku realizoi 35 pikë, 15 kërcime dhe 9 asistime. duke i dhënë titullin në Konferencën e Lindjes për të katërtin vit radhazi skuadrës së tij.

Ishte një sfidë në të cilën dominuan mbrojtjet e forta, derisa te Celtics përsëri më i miri ishte, Jayson Tatum 24 pikë të realizuara.

Në finale, Cavaliers do të presin fituesin e çiftit final në Perëndim, mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors.