Një tjetër super paraqitje për LeBron James

Një tjetër super paraqitje për LeBron James

Cleveland Cavaliers ashtu siç ka ndodhur shpesh në këto vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme i falet edhe njëherë yllit të saj për të barazuar në 1:1 serinë play-off ndaj Indiana Pacers dhe për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në gjysmëfinalet e konferencës.

Në Quicken Loans Arena “Mbreti” James, ishte i pandalshëm duke regjistruar në total 46 pikë, 5 asistime dhe 12 kërcime duke udhëhequr Cleveland drejt një fitoreje të vështirë me rezultat të ngushtë 100:97 ndaj Pacers.

Tashmë seria mes tyre do të zhvendoset në Indianapolis me Indianën që do t’i luajë në shtëpi dy takimet e radhës.

Houston Rockets udhëheq 2:0 ndaj Minnesota Timberwovles. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt këtë herë e pati më të thjeshtë për të mposhtur ekipi nga Minneapolis.

Në Toyota Center, Rockets triumfuan me rezultat të thellë 102:82.

James Harden u ndal mirë nga mbrojtja e mysafirëve, duke realizuar vetëm 12 pikë, por ishte Chris Paul i cili more për dore Houstonin drejt suksesit të radhës duke realizuar 27 pikë dhe 8 asistime.

Objektivi i Houstoni tashmë është të mbyllë sa më shpejtë çështjen e kualifikimit madje skuadra e Mike D’Antonit do të tentojë të fitojë dy sfidat e radhës në Minneapolis për të menduar më pas për gjysmëfinalet e konferencës.

Befason Utah Jazz. Skuadra nga Salt Lake City fitoi në Chesapeake Energy Arena duke barazuar 1:1 serinë ndaj Oklahoma City Thunder.

Mitchell me 28 pikë, Ricky Rubio me 22 dhe Derrick Favors me 20 lanë në hije Russell Westbrook me shokë duke i dhënë fitoren 102:95 Utah Jazz.