"Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar"

“Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar”

Qendër-mbrojtësi i skuadrës së Drenicës, Prince Balde ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Liberisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë klubi nga Skënderaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Kombëtarja e këtij shteti do të ballafaqohet më 19 nëntor, përballë Iranit në Tehran, dhe Balde është ftuar që të jetë pjese me ekipin kombëtar.

Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar, prandaj paraqitjet e tij të mira me ekipin tonë, i kanë lenë përshtypje edhe përzgjedhësit të Kombëtares së Liberisë, Peter Butler”, bëhet e ditur ndër të tjerash në njoftimin e Drenicës.