Conte dëshiron Alonson te Interi

Conte dëshiron Alonson te Interi

Marcos Alonso vazhdon të mbetet i preferuari i Antonio Contes për ta transferuar te Interi.

Sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, Conte dëshiron një ribashkim me Alonson te Nerazzurrët.

Conte ka punuar me Alonso te klubi londinez dhe ka nevojë për përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes.

Interi po shqyrton një huazim me të drejtë blerje, por nuk duan të shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro.

Kujtojme se në muajin nëntor Conte është kërcënuar me jetë nëpërmjet një letre anonime që i ka mbërritur në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb. Vetë Conte ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka vendosur të mbajë nën vëzhgim teknikun zikaltër./21Media