Mbrojtësit e Liqenit kanë 5 kërkesa për institucionet

Vazhdojnë polemikat rreth ndërtimi afër Liqenit të Badocit

Në emër të 26 mijë anëtarëve – Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka parashtruar pesë kërkesa për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Prishtinës. Mbrojtësit e Liqenit mes tjerash kërkojnë të anulohet vendimi për dhënien e kushteve ndërtimore, të rregullohet mbrojtja e zonave ujore, zona rreth Liqenit të shpallet peizazh i mbrojtur dhe të largohen objektet që janë ndërtuar 210 metra në afërsi të liqenit akumulues.

Nga ana tjetër, Kompania që planifikojë të ndërtojë një mini-qytet skaj liqenit të Badocit në Prishtinë, thotë të mos ketë ndërmend të ndalet. Uran Haxha, nga KAWA Group, për 21Media ka thënë se përkundër polemikave në opinion, ndërtimet në Badoc, do të ndodhin. Ai tha se gjithë reagimi qytetar është ndërtuar mbi një paragjykim. “Ne kemi planifikuar lagjen në atë formë që mos me dëmtu liqeni por me i ndihmu liqenit dhe florës e faunës në atë zonë dhe gjithë zonës atje“, ka thënë Haxha për 21Media.

KAWA Group dhe 4M Group, janë dy kompanitë që kanë në plan të ndërtojnë kompleksin “Lakeside Gardens”. Ata paten planifikuar një konferncë për media për 10 janar por ishte anuluar me arsyetimin se ekspertët nga Londra nuk kanë mundur të vijn. Tani përmes një sondazhi, Arkitekti i projektit, Përparim Rama ka lënë qytetarët të vendosi a të mbahet konferenca me 26 janar apo me 6 shkurt. /21Media

 

Back to top button