Aktorja e njohur e filmit Mean Girls, Lindsay Lohan ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga pushimi i saj

Aktorja e njohur e filmit Mean Girls, Lindsay Lohan ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga pushimi i saj

Lohan, e cila së fundmi ka filluar të studiojë islamin, nuk ka postuar fotografi me bikini. Në foto ajo shihet e veshur me burkini, që është kostum larjeje i dizajnuar për femrat muslimane.

Kostumi e mbulon 30 vjeçaren kokë e këmbë, dhe vetëm duart, fytyra dhe shputat i duken.

Aktorja po i kalon pushimet e saj në Tajlandë.

Muajve të fundit Lohan ka shfaqur simpatinë e saj për shaminë myslimane, si dhe ka pohuar se është duke e studiuar Kur’anin.

Kostumi burkini fillimisht është dizajnuar në Australi nga Aheda Zanetti për gratë myslimane, që e pëlqejnë detin dhe plazhin./21Media

12345