Vizita e këngëtares në Turqi

Vizita e këngëtares në Turqi

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me fotot e saj provokative që poston në rrjetet sociale.

Ajo për momentin po gjendet në Turqi për pushime së bashku me familjen e saj, shkruan rtv21.tv.

Por përkundër herave tjera, 42 vjeçarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram e mbuluar me shami kur viziton xhamin “Sulltan Ahmet”.

Bukuroshja nga Mali i Zi vazhdimisht poston foto nga momentet e bukura të jetës së saj. Por, ka vite që këngëtarja nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor./21Media