Realizohet plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Realizohet plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Dje në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektorët komunal për arsye të mos respektimit të orarit të punës janë mbyllur 2 lokale dhe është përpiluar proces verbal nga inspektorët përkatës.

Gjithashtu nga inspektorët dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal. Pas verifikimit rezulton që 11 të jenë shtetase të  Republikës së Shqipërisë dhe 2 të  Republikës së Kosovës. Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në plani kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit.