Mbi 960 vende të lira pune në disa klinika gjermane

Mbi 960 vende të lira pune në disa klinika gjermane

Sektori i shëndetësisë në pjesën veriore të Gjermanisë po përballet me mungesë të punëtorëve.

Disa klinika në Niedersachsen, kanë nevojë për rreth 965 punëtorë, por vetëm 315 kanë shfaq interesim tregojnë statistikat Entit të punësimit në Gjermani.

Drejtoresha e Entit të punësimit për rajonin Niedersachsen-Bremen, Sonja Kazman tha se duhet dhjetëfish më shumë aplikuesë për punë.

3 mijë aplikuesë me rregull duhet të jenë për përzgjedhjen e 965 prej tyre më të mirët por vetëm 315 kanë aplikuar“, tha Kazman.

Shumë klinika janë mbyllur për arsye se mungojnë punëtorët e sektorit të ndihmësve, asistentëve dhe mirëmbajtjes së dhomave, poashtu dhe shtretërit në klinika mbetën pa u rregulluar e kjo ka prekur çdo tretën klinik në Niedersachsen.