Kinematë janë mbyllur për shkak të tatimit

Kinematë janë mbyllur për shkak të tatimit

Më shumë se 1.000 salla të kinemasë në shtetin e Indisë Tamil Nadu janë mbyllur në shenjë proteste, për shkak të vendosjes së tatimit të ri në gjithë vendin.

Kinematë në këtë shtet federal jugor të Indisë kanë ndërprerë shfaqjen e filmave, pasi që siç thuhet, tatimi shtetëror prej 30 për qind në biletat e kinemave dhe tatimi i ri kombëtar prej 28 për qind, kanë goditur kinematografinë dhe do të inkurajojnë piraterinë, transmeton AFP.