Policia në vendin e ngjarjes

Policia në vendin e ngjarjes

Policia e Zelandës së Re mbylli sot aeroportin ‘’Dunedin’’ pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë, njoftuan autoritetet dy ditë pas masakrës në dy xhamitë e Christchurch.

“Aeroporti “Dunedin” është aktualisht i mbyllur’’, thuhet në një komunikatë.

Policia është në vendngjarje dhe një ekip i specializuar ka nisur punën për të përcaktuar përmbajtjen e pakos.

Aeroporti u evakua rreth orës 8:10 të orës lokale të së dielës.

Vetëm një numër i vogël fluturimesh janë prekur nga mbyllja e aeroportit në Zelandën e Re.

Një sulm terrorist ka ndodhur të premtën në qytetin Christchurch  në Zelandë të Rë, ku mbetën 50 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur./21Media