Janë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra

Janë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra

Një njësit policor gjatë patrullimit në Mitrovicë policor ka hasur në një lokal në të cilin lokal kishte qenë duke u zhvilluar aktivitet i lojërave të fatit- bixhozit.

Sipas policisë, në atë lokal është hasur duke luajtur bixhoz një person me të cilin kishte qenë edhe një punëtor i lokalit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorë e ATK-së dhe inspektorët komunal dhe kanë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra të bixhozit.

Pas procedurave nga inspektorët lokali është mbyllë, është njoftuar prokurori sipas të cilit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.