Policia ka hequr të gjitha çadrat dhe shezlonët

Policia ka hequr të gjitha çadrat dhe shezlonët

Ndërkohë lokali në pronësi të 51 vjeçarit Mihal Kokëdhima në Porto Palermo ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë është mbyllur.

Në hyrje të ndërtesës është vendosur një tabelë ku lajmërohet se biznesi nuk ofron më shërbimin.

Ndërsa policia ka hequr të gjitha çadrat dhe shezlonët duke çliruar kështu edhe hapësirën e zaptuar.

Nga ana tjetër është duke u verifikuar edhe dokumentacioni i lokalit, pronari i të cilit kishte nisur procedurën e legalizimit.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se objekti është pa leje e ka vijuar aktivitetin megjithëse ishte planifikuar për tu shembur në vitin 2012-të.