Lokali kishte kushte të rënda higjeno-sanitare

Lokali kishte kushte të rënda higjeno-sanitare

Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit ka mbyllur lokalin “Laguna Blu” në Elbasan ku u helmuan 39 persona.

Pas verifikimeve AKU ka konstatuar se lokali në pronësi të Manol Musajt kishte kushte të rënda higjeno-sanitare. Personat e helmuar kanë qenë pjesë në tre dasma të ndryshme, të shtunën drekë e darkë, si dhe të dielën në darkë, në të njëjtin lokal.

Verfikimi i AKU u bë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas marrjes së informacionit mbi helmimin e dasmorëve.

“Lokali rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri).  Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës,”, raporton AKU.

Aktiviteti u bllokua deri në daljen e përgjigjes së analizave si edhe iu vendos masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë, raporton Oranews.