Protesta e opozitës në rrugët kryesore të vendit janë mbyllur pas gati 60 minutash

Protesta e opozitës në rrugët kryesore të vendit janë mbyllur pas gati 60 minutash

5 akset të rëndësishme të vendit në Elbasan, Milot, Fier, Durrës dhe Tiranë u bllokuan nga protestuesit e opozitës nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Një numër i madh ish deputetësh të opozitës ishin vendosur në krye te këtyre protestave ndërsa Basha ishte vetë në Milot.

Me përjashtim të një situatë tensioni mes një shoferi dhe protestuesve, tek “Dogana” në Tiranë, pjesa tjetër e protestes ka kaluar pa incidente.

Të vetmet problematike kanë qënë djegiet e gomave dhe objekteve të tjera në rrugë sidomos në Elbasan dhe Durrës.

Ndërkohë në Tiranë, protestuesit dogjën edhe disa banera, një tub dhe rrjeta të vendosura tek ish rrethrrotullimi Shqiponja që tregonin investimin që duhej të bëhej në Unazën e Re./Vizionplus