Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës

Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka mbyllur mbrëmë kompleksin Taivan në qendër të Tiranës, pasi nuk jepte kupona tatimor.

Mbyllja është njoftuar nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe në një postim në Instagram, ku njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks.

Sipas tij, “Taivani” është kapur për të dytën herë  pa kupon tatimor në të gjitha tavolinat dhe kjo e ka çuar drejt bllokimit nga Tatimorët./21Media