Mbyllet votimi për zgjedhjet parlamentare

Dalja në zgjedhje po konsiderohet për 10% më e ulët se në zgjedhjet e kaluara

Përfundon zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pjesëmarrja ne rang kombëtar përllogaritet të jetë e ulët rreth 43.88%, rreth 10 % më pak se zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Me heret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri ne orën 16:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi është 35.78%.

Votuesi i parë i cili ka çelur zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka qene kreu i KQZ-se Klement Zguri ndërsa të paktën 3 milionë e 400 mijë shqiptarë kanë të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të ri.

Back to top button