Shumë shpejt një këngë e re nga Blero

Shumë shpejt një këngë e re nga Blero

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero, ka përgatitur diçka të re për adhuruesit e tij dhe pritet ta sjell shumë shpejt.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale përmes së cilave ka ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit më të ri, shkruan rtv21.tv

Kësaj radhe ai po këngëtari po vjen në bashkëpunim me Albulena Ukaj.

“Mbylli Syte”, ka shkruar Blero sipër njërës nga fotografitë e publikuara duke lënë të kuptohet se kështu do ta ketë titullin kënga e re.

Kënga do të publikohet më 17 tetor./21Media