Mbyllja e kësaj rruge ishte paralajmëruar të bëhet sot

Mbyllja e kësaj rruge ishte paralajmëruar të bëhet sot

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se sapo është informuar nga Policia e Kosovës, që mjeti i cili ka qenë i përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit nuk do të mund të tërhiqet sot, por ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim nesër (15.03.2018) nga ora 12:00 deri në ora 14:00, kur edhe pritet të bëhet tërheqja e automjetit.

Sipas njoftimit rruga do të mbyllet për qarkullim përgjatë këtyre dy orëve, ngase aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksident.

Përmes një komunikate për medie Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen sa rruga kryesore të jetë e mbyllur për qarkullim./21Media

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të jetë e mbyllur për dy orë