Dy persona kanë humbur jetën këtë të diel në Durrës

Dy persona kanë humbur jetën këtë të diel në Durrës

Një 33 vjeçar sipas policisë ka rënë nga motori i ujit në Gjirin e Lalzit ku si pasojë është mbytur. Gjithashtu një 50 vjeçare është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Informacionet bëjnë me dije se ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore vuante nga zemra./vizionplus