Djaloshi nga Tetova ishte bashkë me të dashurën e tij me pushime në Vlorë

Djaloshi nga Tetova ishte bashkë me të dashurën e tij me pushime në Vlorë

Pushimet aq gjatë të pritura në Vlorë, rezultuan fatale për një të ri nga Maqedonia, i cili humbi jetën dje, teksa tentonte të shpëtonte dy kushërira që kërkonin ndihmë se po mbyteshin në det.

Djaloshi 24-vjeçari nga Tetova, Beniamin Ferati, ishte bashkë me të dashurën e tij me pushime në Vlorë.

Rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, pranë Gjirit të Portanovos, dy kushërirat Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, kanë thirrur për ndihmë, pasi rrezikonin mbytjen.

Ferati u mendua dy herë dhe u hodh mes dallgëve të detit për t’i shpëtuar ato. Por duket se nuk ia doli, pasi as ai dhe as dy kushërirat nuk dolën të gjallë.