Mbytet një person në pishinën e Gërmisë

Në pishinën e Gërmisë është mbytur sot një njeri.

Lajmin për mbytjen e tij e bëri të ditur për Kallxo.com zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti- Haziraj.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë informacion se një person me inicialet B. K. 69 vjeç ka humbur jetën në një pishinë në Prishtinë. Rasti është hap vdekje e dyshimtë. Vdekjen e ka konstatu mjeku në vendngjarje”, tha Florie Ahmeti- Haziraj.

Pishina e Gërmisë u hap para tri ditësh, ndërsa me qëllimin që t’u iket pikërisht mbytjeve të tilla, pishina sivjet ishte bërë më e cekët.

Thellësia më e madhe e saj sivjet është 2 metra, ndryshe nga vitet tjera kur thellësia në një pjesë të saj arrinte katër metra.

Back to top button