Reperët do performojnë në “Sunny Hill”

Reperët do performojnë në “Sunny Hill”

Emrat e njohur të skenës sonë, Mc Kresha dhe Lyrical Son do të performojnë në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë, shkruan rtv21.tv

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie që është publikuar në faqen zyrtare të  “Sunny Hill” në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

We had to bring back this amazing duo to the #SUNNYHILLFESTIVAL stage. Give it up for your favourites @tavnikcity @lyricalson 🔥⚡️

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë festival  reperët ende nuk kanë publikuar asgjë në rrjetet sociale.

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. “Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media