MCC aprovon programin mbi 230 milionësh për Kosovën

Bordi  Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë 236.7 milionë dollarësh.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky është investimi më i madh në energji deri më sot.
Sipas tij, ky program do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin e energjisë.
“Falenderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button