McCain: Rusët janë të këqij si Asadi

Sipas senatorit amerikan rusët i kanë ndihmuar me bure-bomba

Rusët janë njësoj të këqij si Asadi, ka deklaruar senatori amerikan John McCain në një intervistë për CNN.

“Ata janë njësoj të këqij si Bashar al Asad. I kanë ndihmuar me bure-bomba! Aeroplanët luftarakë rusë me armë të precizitetit të lartë janë ata të cilët kanë goditur spitalet në Alep. Ata kanë dërguar dronë, identifikuan spitalet dhe i goditën”, është përgjigjur senatori amerikan në pyetjen nëse beson se Rusia ishte në dijeni për sulmin kimik, të cilin e kryen forcat e presidentit Asad.

Back to top button