McCain: Sjellja e Rusisë e papranueshme

John McCain tha se sjellja e shtetit rus në rajon dhe botë

Sjellja e Rusisë në rajon, por edhe në botë, nuk është e pranueshme në këtë kohë dhe kjo kërkon reagimet tona të përbashkëta, është porosia e senatorit amerikan John McCain, i cili sot po qëndron për vizitë në Mal të Zi.

Ai është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ndërsa në drejtimin për mediat malazeze tha se gëzohet që Mali i Zi, në periudhën e ardhshme, në Uashington do të vijë si anëtare e re e NATO-s.

Ndryshe, McCain nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Back to top button