McCain tha se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëjnë këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar

McCain tha se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëjnë këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar

Senatori amerikan John McCain dha porosi të qarta për shtetin e Kosovës se ushtria e Kosovës duhet t bëhet me ndryshime kushtetuese.

McCain në një adresim drejtuar qytetarëve të Kosovës në seancën solemne tha se  procesi i transformimit të FSK-së duhet të jetë gradual dhe të ketë qasje për të ardhmen e saj.

Senatori amerikan gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilit paqja dhe prosperiteti i shtetit më të ri në Evropë varet nga suksesi në këto bisedime.

“Porosia ime për ju është:  Avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE është në interesin e serbëve dhe e koosovarëve. Është jetik për një të ardhme të përbashkët në BE për të dyja shtetet”, tha McCain.

McCain po ashtu tha se dy popujt duhet të mendojnë për pajtim mes vete. Ai me këtë rast përmendi edhe luftën mes SHBA-ve dhe Vietnamit, të cilat tash kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

Sipas tij po të thoshte dikush në atë kohë se do të ndodhë pajtimi, asnjëherë nuk do ta besonte por kjo tash është e vërtetë.

“Pajtimi është proces jo i lehtë, por në fund e kuptuam se edhe pse nuk duhet të harrojmë të kaluarën duhet të mendojmë për të ndërtuar të ardhmen.  E vetmja shpresë është ndërtimi i jetës dhe aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’u pajtuar dhe shëruar”, tha McCain.

Ai tha me këtë rast se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëjnë këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar.

“Ju nuk do të ecni vetëm. Amerika dhe unë do të jemi me  juve”, tha senatori amerikan.

McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

http://rtv21.tv/mccain-ushtria-e-kosoves-te-behet-ndryshime-kushtetuese/
Facebook Comment