McGregor kthehet në oktogon pas një kohe të gjatë.

McGregor kthehet në oktogon pas një kohe të gjatë.

Boksieri Conor McGregor u kthye në oktogon teksa mundi kundërshtarin amerikan Donald “Cowboy” Cerrone në vetëm 40 sekonda në Las Vegas.

Irlandezi McGregor, 31 vjeç, doli në krye pas përballjes më spektakolare të karrierës së tij, transmeton rtv21.tv.

“Unë bëra histori sonte. Unë vendosa një rekord të ri. Unë jam luftëtari i parë në historinë e UFC që siguroj fitoret me nokaut të peshave të lehta dhe tani në tre ndarje peshe, kështu që unë jam shumë krenar për këtë”, tha McGregor.

Ai nuk kishte fituar brenda oktogont të UFC që nga kapja e titullit të tij të dytë në botë UFC në nëntor 2016, dhe u dorëzua në katër raunde nga kampioni i pamposhtur i UFC Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor 2018./21Media