Tottenham dhe Liverpool do të luftojnë për kurorën evropiane

Tottenham dhe Liverpool do të luftojnë për kurorën evropiane

Tani është e ditur se Liverpool dhe Tottenham Hoptspur  janë finalistë të sezonit, 2018/19, të Ligës së Kampionëve.

Kjo finale njihet ndryshe njihet si finalja angleze.

Tottenham e arriti finalen të mërkurën mbrëma pas një rikthimi tjetër për t’u mbajtur në mend në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Mauricio Pochettinos kalon në finale falë golave si mysafir ndaj Ajaxit pas rezultatit të përgjithshëm 3:3 pas dy ndeshjeve.

Kurse, një ditë më parë, Liverpooli arriti në finale pasi e eliminoi Barcelonën duke e mposhtur 4:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Anfield, kurse, në ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0.

1 qërshori është data kur luhet finalja mes dy ekipeve. Tottenham dhe Liverpool do të luftojnë për kurorën evropiane në Wanda Metropolitano në Madrid. /21Media