Me 10 gusht Dita Botërore e Luanit në Mbretërinë e Bashkuar

Me 10 gusht Dita Botërore e Luanit në Mbretërinë e Bashkuar

Në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet filluan herët, kur luanët aziatikë gjetën topa të mëdhenj shumë-ngjyrësh në territorin e tyre.

Luanët aziatikë që dikur gjallonin nga Turqia deri në Indinë lindore, tani janë specie e rrezikuar. Por, në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet tregojnë se ata mbetën Mbretërit e Botës së Kafshëve.

Luani është simbol tradicional në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është përdorë në shtëpinë e Normandisë në Francë si stemë mbretërore. Mbreti Henry II i Anglisë e ka përdorë mburojën me luan. Mbreti Richard u thirr si zemra e luanit pasi që kishte stemen e tij me luan të ndërtuar me tri koka.

10 gushti është shënuar si dita botërore e Luanit në vitin 2013.