Në Hanover u mbajt konferenca Cebit Preview 2018

Në Hanover u mbajt konferenca Cebit Preview 2018

Në këtë eveniment ndërkombëtar të mbajtur në ndërtesën e komunës së qytetit të Hanoverit, organizatorët dhe disa nga pjesëmarrësit e edicionit më të ri të Cebitit njoftuan për temat qendrore që do ta karakterizojnë panairin Cebit 2018 që do të mbahet nga 11 deri më 15 qershor në Hanover.

Drejtori i Cebitit dhe anëtari i Bordit drejtues të Deutsche Messes, Oliver Fresse njoftoi të pranishmit për konceptin e ri të një prej panaireve të IT dhe Biznesit më të njohur në Evropë.

Përfaqësuesit e 30 kompanive që morën pjesë në këtë konferencë njoftuan shkurtimisht për planet e tyre të pjesëmarrjes në CeBit.

Në mesin e këtyre kompanive që zgjoi interesimin e shtuar të pjesëmarrësve ishte edhe roboti Humanoid Peper i cili mund të identifikoj dhe të reagoj në emocionet njerëzore.

Përpos pjesës së panairit Cebiti i ri do të përfshije edhe pjesën konferenciale me më shumë mundësi të rrjetëzimit sesa në edicionet e kaluara. Për herë të parë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Cebitit do të ketë performime të bendeve të shumta ndërkombëtare si dhe Dj të ndryshëm. Gjate 5 ditëve sa do te zgjasë panairi do të diskutohen të gjitha temat e rëndësishme nga fusha e transformimit digjital të shoqërisë dhe afarizmit si: Inteligjenca artificiale, Interneti i gjërave dhe 5G, Blockchain, Siguria, Realiteti Virtual dhe ai i Zmadhuar, robotët Humanoid por edhe mobiliteti i së ardhmes, kështu që vizitoret e Cebitit do të kenë mundësi që të shohin taxi veturat fluturuese dhe garat me drone.

Pjesa ekspozuese e Cebitit do të filloj me 12 qershor, dita e parë është e rezervuar për Media kur pritet që atyre tu drejtohen një numër i madh i eksperteve të ekonomisë, shkencës dhe politikes, të cilët do të debatojnë për çështje kyqe rreth transformimit digjital.

Cebiti i ri do të ketë 4 elemente të reja: Dconomy, Dtec, Dtalk, dhe DCampus

Dconomy Expo do të grumbulloj liderët e transformimit digjital dhe do të prezantoj një spektër të zgjidhjes për kompani dhe administrate publike. Huawei, Atos, IBM, salesforce, Datev, Oracle NETsuite janë vetëm disa nga kompanitë që marrin pjesë në këtë edicion të Cebitit.

Dtec Expo është e fokusuar nga ardhmëria përkatësisht drejt teknologjive të reja dhe modeleve disruptive afariste. Në këtë pjese do të marrin pjesë mbi 350 kompani Startup të cilat në këtë mënyrë do ta kenë mundësinë që të lidhen me investitorët potencial. Pos kompanive startaup në temën e modeleve dhe teknologjive të reja afariste do të marrin pjesë edhe kompani shumë të njohura siç janë Deutsche Bahn dhe Volkswagen.

Elementi tjeter DCampus është pjesa e festivalit për Cebitin e ri e cila do te mbahet nen qiellin e hapur. Ne këtë mënyrë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të lidhen dhe të komunikojnë me njeri tjetrin në një atmosfere të relaksuar të përcjellë me muzike të mirë, ushqim dhe përmbajtje multimediale.

Çmimet e biletave hyrëse për Cebitin e ri do të kushtojnë 50 euro deri me datën 27 maj, pas kësaj date ato do të kushtojnë 100 euro kurse gjatë kohës së mbajtjes se Panairit ato do të ngritën në 200 euro./21Media