Pjesëmarës do jenë edhe emra të shquar të letërsisë botërore

Loading...

Pjesëmarës do jenë edhe emra të shquar të letërsisë botërore

Me 15 shtator do të filloj edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar i poezisë në qytetin e Rahaovecit, Festivali do të zgjasë  deri me 17 shtator.

Ky festival është organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune. Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga Evropa në Azi.

Sipas Drejtorit të Festivalit, poetit tonë të njohur Fahredin Shehu, gjatë ditëve të festivalit do të ketë lexime të poezive nga poetë, performancë poetike nga poetesha japoneze Yuki Nagae, promovimi i Antologjisë Ballkanike, të edituar nga Shehu dhe botuar nga Inner Child Press LTD. International, në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.

Tutje Shehu ka treguar  se poeti amerikan Andrew Singer, bartës i projektit Traffika Europa, me seli në Paris, do ta bëjë dokumentimin e festivalit, prej nga Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec futet në rrjetin e festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Evropës.

Aktivitetet e Festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në Traffika Europa Radio si dhe në Radio Aktiv, në Rahovec.

Festivalin e ka përkahru Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe donatorët e ndryshëm nga Rahoveci, të cilët e kuptojnë rëndësinë e festivalit dhe diplomacisë publike në interes të ngritjes së imazhit të Kosovës në botë. /21Media