Familjarët kanë gati projetin e ri

Familjarët kanë gati projetin e ri

Familjarët Mac Miller kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet albumi më i ri i reperit të ndjerë amerikan.

Ata thanë se albumi do të dalë në treg më datë 17 janar, dy ditë datëlindjes së Mac.

Projekti titullohet “Circles” i cili është vazhdimi i albumit të parë “ Swimming”, me idenë që së bashku plotësohen dhe bëjnë “Swimming in Circles”, sipas prindërve të tij.

Familjarët i dhanë meritën më të madhe producentit Jon Brion i cili ka dhënë një kontribut të madh në përfundimin e albumit dhe ka bashkëpunuar në disa këngë të mëparshme me Mac.

Dhe pse familjarëve u dhemb në zemër fakti që Mac nuk është me ata, mendojnë se publikimi i albumit është ajo çfarë Mac do donte.

Kujtojmë se Mac vdiq si rezultat i kombinimit të kokainës, fentanyl dhe alkoolit. Departamenti i Mjekësisë së Los Angeles tha se ky është shkaktari i vdekjes së reperit.

Mac që arriti majat e suksesit me albumin e tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kalifornia, në muajin shtator të vitit 2018./21Media