Botërori do të mbahet prej 16-28 korrik

Botërori do të mbahet prej 16-28 korrik

Shorti për kampionatin botëror të juniorëve në hendboll “Spanja 2019” do të tërhiqet më 21 maj në Pontevedra të Spanjës.

Botërori mbahet prej 16 deri më 28 korrik në Vigo dhe Pontevedra. Për herë të parë në një botëror merr pjesë edhe Kosova, falë suksesit historik në IHF Trophy.

Kombëtarja jonë synon disa fitore në botëror, por shumë do të varet prej shortit.

IHF-ja ka ndarë përfaqësueset nëpër rreshta, duke u bazuar në performancë.

Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia

Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda

Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria

Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazil

Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka

Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova.