Apple nuk ka dhënë shumë detaje

Apple nuk ka dhënë shumë detaje

Apple ka shpërndarë ftesat për eventin e saj të ardhshëm.

Ky event do të mbahet më 25 mars në teatrin “Steve Jobs”, në zyrat qendrore të Apple në Kaliforni.

Në ceremoni, Apple pritet që të prezantojë shërbimin e saj me video dhe lajme, e ngjashme si Netflix.

Zyrtarisht, Apple nuk ka dhënë detaje se çfarë do të prezantohet në këtë event, duke e lënë shkurt “Është koha e shfaqjes”.

Ka shumë mundësi që Apple do të prezantojë edhe gjeneratat e reja të AirPods, iPads dhe AirPower.