Më 31 korrik vendimi për kontratën me Z-Mobile

Lluka: Vendimi do të merret mbi bazë ligjore dhe vlerësim financiar

Ndihma që mund të ofrojë qeveria për Telekomin që të shlyej  borxhin prej 25 milion eurosh ndaj Z- Mobile, është të ofrojë garanci shtetërore që Telekomi të mund të hy në kredi, por jo të ofroj buxhet. Kështu tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në emisionin Argument Plus.

Lluka tha se me 31 korrik është afati kur grupet negociuese duhet të vendosin për vazhdimin apo Jo të kontratës me  Z-Mobile, por në bazë të mendimit ligjor dhe mendimit profesional financiar. Intervistën që me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e zhvilloi gazetarja Leonora DALIPI, mund ta ndiqni sonte në emisionin Argument Plus në orën 21.30./21Media

 

 

Back to top button