Kosova do të luaj me Italinë

Kosova do të luaj me Italinë

Kosova më 4 dhjetor do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingponugt të rrethi të gjashtë “2018-2019 European Table Tennis Championships”.

Gara do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, shkruan rtv21.tv

Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, do të ballafaqohet me pingpongistët nga Italia, e cila kryeson grupin B2. Përderisa, Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Yll Bislimi përsëri ka përzgjedhur talentët: Fatih Karabaxhakun, Kreshnik Mahmutin, Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtarin slloven, Matija Krnc, refer ndërkombëtar për të mbikëqyrë ndeshjen Kosovë-Itali.

Drejtësinë do ta ndajë dyshja kosovare me licencë ndërkombëtare, Alban Hoxha dhe Shefqet Jashari./21Media