Me burg dënohen personat që dëmtojnë procesin zgjedhor

Minimumi i dënimit gjashtë muaj burg dhe maksimumi pesë vjet

Arton Demhasaj nga organizata jo-qeveritare “Çohu” lidhur me raportimet për mungesën e fletëvotimeve në një nga qendrat e votimeve në Deçan tha se KQZ-ja ligjërisht është e obliguar që të sjell pak më shumë fletëvotime se sa që ka votues në qendër të votimit dhe se kjo është në kundërshtim me rregullat zgjedhore mirëpo tha se kjo nuk mund të ndikoj në komplet procesin e numërimit dhe rezultatit.

Ndërsa lidhur me dënimet për personat që mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor, Demhasaj tha se me kodin e ri penal sanksionimi është vetëm burgimi dhe se nuk ka të mundësi të gjobave siç kanë qenë në të kaluarën.

Kjo pasi që nuk ka rezultuar efikas penalizmi me gjobë dhe është vendos që të largohet shqiptimi me gjobë dhe ka mbet vetëm dënimi kryesor, sanksionimi me burgim për shkak të parandalimit të shpërfaqjes së veprimeve që mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor.

Kodi penal ka paraparë që minimumi i dënimit të jetë gjashtë muaj burg dhe maksimumi pesë vjet./21Media

Back to top button